Moviola e Vora-Vllaznia, si u gjykuan pretendimet për penallti nga dy ekipet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2025 | 12:54

Moviola e Vora-Vllaznia, si u gjykuan pretendimet për penallti nga dy ekipet (VIDEO)

Tre ishin momentet më të diskutueshme gjatë ndeshjes. Një për karton të verdhë dhe dy për penallti. Në të tre rastet, kryesori Erjon Bastari ka vepruar saktë në vendimet e tij.

Screenshot 2025-12-05 125427

MINUTA E 42-të: Ndërhyrja e Dajan Shehit në aksionin e shkodranëve me Qaton ishte e gabuar, duke u ndëshkuar me faull dhe karton të verdhë. Bastari veproi drejt, pasi ndërhyrja e lojtarit të Vlorës ishte me shtyrje me krah, duke i humbur kontrollin e topit lojtarit shkodran.

MINUTA e 65-të: Shkodranët pretenduan për penallti. Një top i liruar në zonë nga Balaj dhe Prestigj rrëshqiti dhe duket se në rënie ai prek topin me dorë. Bastari, që ishte shumë pranë situatës, vazhdoi lojën pa dhënë penallti. Arsyeja, prekja ishte e paqëllimshme dhe nuk ndodhi me vullnet, prandaj vendimi ishte i drejtë. (VIDEO)

MINUTA e 66-të: Vora kërkoi penallti për një ndërhyrje mbi Bardhin, i cili ndodhej vetëm përballë portierit dhe goditi topin. Megjithatë, gjatë kontaktit Bardhi u godit në gju, por nuk kishte mundësi të shënonte, pasi topi ishte larguar më parë. Gjithashtu, kontakti nuk ishte i qëllimshëm. Bastari vendosi drejt që të mos japë penallti. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL