Moviola e Tirana-Teuta/ Hamiti i saktë te penalltia, por fal një të kuq (VIDEO)
Në ndeshjen e së shtunës ka pasur disa raste për moviolë. Në përgjithësi, situata ka qenë e menaxhuar mirë nga Hamiti. Një rast për karton të kuq, ndërsa gjyqtari fal Krujën. Penalltia e dhënë për Tiranën ka qenë e saktë.

MINUTA E 20-të: Teuta pretendon për prekje topi me dorë në zonë pas një krosimi të Krujës, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë. Topi është prekur me kofshë dhe nuk ka penallti. (VIDEO)
MINUTA E 55-të: Kruja bën një faull ndaj Përgjonit. Lojtari kërkon karton të verdhë për futbollistin e Teutës, por gjyqtari e kursen. Nëse e ndëshkonte, ishte kartoni i dytë i verdhë dhe automatikisht i kuq.
MINUTA E 67-të: Bajroviç futet me shpejtësi në 16-shen e Teutës, por rrëzohet në zonë nga portieri Tafas. Hamiti akordon 11-metërsh. Lezhjani nuk sheh fare VAR-in, sepse është i bindur. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)
MINUTA E 69-të: Tafas bën heroin sërish, duke pritur një top në limite, të gjuajtur me kokë nga Ndreca. Te Tirana duan gol, pasi sfera ka kaluar vijën, por gjyqtari nuk e mendon kështu. Pamjet nuk të japin asnjë shenjë se është gol i rregullt. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













