Postuar: Nëntor 24, 2025 | 18:31
MOVIOLA E PARTIZANI-VLLAZNIA/ Sfidë e luajtur mes tensionit, Cjapi e përballoi
Kreshnik Cjapi pati në dorë drejtimin e superndeshjes së javës. Partizani dhe Vllaznia e mbyllën me barazim 1-1, ndërsa kontestimet ishin të shumta gjatë pjesës së dytë. Cjapi e menaxhoi mirë ndeshjen tek “Arena e Demave”, edhe pse tensioni ishte gjithmonë i pranishëm.

MINUTA E 45′- Rasti i golit të Partizanit u pretendua si faull në zonë nga Toma ndaj Gjinit të Vllaznisë. Sulmmuesi i Partizanit i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, ndërsa Gjini u përplas me të. Gjithçka është e rregullt, ndërsa edhe VAR e konfirmoi.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













