Moviola e Partizani-Elbasani/ Verdheblutë pretendojnë tjetër penallti, kartonët e drejtë nga Hamiti

3′ Elbasani pretendon për penallti pas një pasimi të Lilës në zonë. Topi përplaset te Sidibe duke krijuar idenë e prekjes me dorë, por arbitri Hamiti vazhdon lojën. (VIDEO)
16′ Tension mes Buxhelajt dhe Dialo, Hamiti e zgjidh duke i ndëshkuar të dy lojtarët me kartonin e verdhë. (VIDEO)
24′ Hjuman del i vetëm përballë Janaçek, me këtë të fundit që pengon mesfushorin e Partizanit. Karton i kuq për gardianin e Elbasanit me pamjet që i japin të drejtë Hamitit. (VIDEO)
33′ Penallti për Elbasanin. Edhe këtë herë arbitri Hamiti merr vendimin e duhur pasi Skuka godet në këmbë nga pas Tsage. (VIDEO)
44′ Tjetër përplasje mes lojtarëve në fushë. Këtë herë mes Qakës dhe Abas, Hamiti mban sërish të njëjtin standart dhe i ndëshkon të dy me kartonë të verdhë. (VIDEO)
77′ Lila ndërhyn ndaj Tomës, arbitri Hamiti nuk akordon faull, por më pas bën të kundërtën në një rast të ngjashëm kur Bytyçi ndërhyn ndaj Lajthisë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













