MOVIOLA E PARTIZANI-ELBASANI/ Dy gola të kontestuar, katër penallti të kërkuara por jepet vetëm një. VAR-i hesht mes kaosit të Hamitit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2026 | 14:27

MOVIOLA E PARTIZANI-ELBASANI/ Dy gola të kontestuar, katër penallti të kërkuara por jepet vetëm një. VAR-i hesht mes kaosit të Hamitit (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit e zhvilluar në Arenën e Demave, prodhoi edhe shumë raste për moviolë. Nga penalltitë e pretenduara nga të dyja kampet, tek ajo e akorduara për miqtë në fundin e ndeshjes.

hamiti

Gjyqtari kryesor Eldorian Hamiti pati shumë punë, ndërsa duhet theksuar se vendimet e tij u kontestuan edhe gjatë ndeshjes duke përfshirë jo vetëm penalltitë, por edhe faullat e akorduara pro dhe kundër secilës skuadër.

39′ Partizani barazon me golin e Kontreras, por miqtë pretendojnë për një faull të Dumbia ndaj Manellarit. Arbitri Hamiti e konsideron kontakt të rregullt duke akorduar golin, ndërsa pas kontrollit në VAR, vendimi i gjyqtarit të fushës konfirmohet. (VIDEO)

49′ Elbasani gjen golin me Lajthinë. Edhe në këtë rast janë vendasit që pretendojnë për një faull ndaj Dumbias në aksionin e ndërtimit të aksionit nga Elbasani. Megjithatë, Hamiti dhe VAR konfirmojnë golin.  (VIDEO)

96’ Fadairo godet në brendësi të zonës, goditja e tij bllokohet me dorë nga një prej lojtarëve të Elbasanit. Hamiti vazhdon lojën, ndërsa as sistemi VAR nuk ndërhyn teksa nga pamjet prekja e topit me dorë duket e qartë teksa edhe topi është në drejtim të kuadratit. (VIDEO)

99′ Kasa pretendon për një penallti pas pretendimit se ka marrë një goditje me bërryl nga ana e Fadairos, vijon lojën normalisht Hamiti. (VIDEO)

104′ Elbasani pretendon sërish penallti për një prekje me topit me dorë nga ana e Atanaskoskit. Nuk ka asgjë sipas Hamitit.  (VIDEO)

115′ Episodi që sjell polemikat më të mëdha, Atanaskoski ndërhyn ndaj Bunjakut me Hamitin që akordon penallti. Protesta të mëdha të vendasve që po ashtu kërkojnë një faull në ndërtimin e aksionit nga verdheblutë, megjithatë Hamiti nuk merr parasysh asgjë. Në këtë rast çuditërisht nuk ndërhyn as sistemi VAR, me pamjet që tregojnë se penalltia e akorduar në favorin e Elbasanit është tejet e dyshimtë.  (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL