Moviola e Partizani-Bylis/ Dy herë VAR-i, vendos teknologjia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 8:19

Moviola e Partizani-Bylis/ Dy herë VAR-i, vendos teknologjia (VIDEO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit, e zhvilluar në “Arenën e Demave” dhe e mbyllur me rezultatin 1-1, prodhoi edhe raste që patën nevojë për rishikim nga sistemi VAR, edhe pse duhet theksuar se në përgjithësi nuk pati polemika të mëdha nga palët e përfshira.

bandicam-2026-04-19-19-17-39-034

Kështu, rasti i parë për moviolë ishte kontakti në zonë mes Isgandarlit dhe Markut. Azerbajxhanasi kërkoi menjëherë penallti, ndërsa gjyqtari Koçi vijoi lojën. Në fakt, Isgandarli pati të drejtë, pasi sistemi VAR ndërhyri vetëm disa momente më pas dhe arbitri Koçi akordoi penalltinë, e cila u ekzekutua saktësisht nga vetë Isgandarli. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

Ndërkohë, një tjetër moment që pati nevojë për VAR për të rregulluar vendimin e arbitrit kryesor ishte ai i minutës së 54-t. Ismaili ndali topin me dorë, duke i hequr një mundësi të pastër shënimi lojtarëve të Bylisit, të cilët protestuan vendimin fillestar të Koçit për ta ndëshkuar mesfushorin vetëm me karton të verdhë. Pas rishikimit të pamjeve, Koçi ndryshoi vendimin dhe i dha karton të kuq Ismailit. (VIDEO

PANORAMASPORT.AL