Moviola e Laçi-Dinamo/ Një rast i vetëm, VAR shpëton gjyqtarët e fushës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2025 | 15:26

Moviola e Laçi-Dinamo/ Një rast i vetëm, VAR shpëton gjyqtarët e fushës (VIDEO)

Një rast i vetëm ishte në ndeshjen mes Laçit dhe Dinamos për moviolë.

Screenshot 2025-04-21 152628

Vendësit shënojnë në pjesën e dytë, teksa gjyqtari Bastari akordon gol. Harkim në zonë nga e djathta e Myrtës, Lleshi me kokë devijon dhe tund rrjetën e dinamovitëve.

Akordohet gol dhe anësori nuk ndërhyn, por pas dy minutash pritjeje, goli anulohet për pozicion jashtë loje nga sistemi VAR që shpëton gjyqtarët e fushës. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL