Moviola e Flamurtari-Tirana/ Lata tregohet zemërgjerë, penalltia e Maksutit është e dyshimtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2026 | 9:38

Moviola e Flamurtari-Tirana/ Lata tregohet zemërgjerë, penalltia e Maksutit është e dyshimtë (VIDEO)

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Tiranës u karakterizua nga momente të shumta diskutimi dhe pretendimesh për penallti.

FHJ

Që nga minuta e parë e pjesës së dytë, lojtarët e Flamurtarit kërkonin ndërhyrje të gjyqtarit, por vendimet e Florjan Latës në fushë dhe konfirmimet e Enea Jorgjit në VAR shpesh ishin të kundërta me perceptimin e spektatorëve. Prej pretendimeve për dorë të Rafaelit, ndalimeve të Kortezit dhe rrëzimit të Maksutit, deri te penalltia e diskutueshme në minutën 90+1, ndeshja u shndërrua në një duel jo vetëm për gola, por edhe për interpretimin e rregullave. Ky shkrim do të analizojë këto momente kyçe dhe debatet që ndikuan rezultatin.

MINUTA 45+2: Pretendime për penallti nga Flamurtari. Peralta kroson në qendër të zonës me Rafaelin që me duar të mbyllura, i përplaset sfera në dorë. Gjyqtari Lata vazhdon lojën. Vendim i drejtë i gjyqtarit, pasi lojtari ka dorën e lidhur dhe nuk hap volumin e trupit. (VIDEO)

MINUTA e 62-të: Pretendime për penallti te Flamurtari. Ishte Kortez që ndali topin e goditur nga Kasa. Për Latën në fushë dhe Jorgjin në VAR është çdo gjë në rregull.  (VIDEO)

MINUTA E 72-të: Sërish pretendime për penallti te Flamurtari. Rrëzohet Maksuti në zonën e Tiranës. Nuk është penallti. Ndërhyrja e Verës është e pastër, pasi mbrojtësi largon topin nga këmbët e sulmuesit të Flamurtarit. (VIDEO)

MINUTA 90+1: Lata akordon penallti për Flamurtarin. Në tentativë për të larguar topin, ndërhyrje e gabuar e Metës ndaj Maksutit. VAR konfirmon vendimin. Në fakt, duket sikur nuk ka kontakt dhe Meta nuk e godet këmbën e Maksutit dhe është e kundërta. Penallti shumë e diskutueshme dhe ndoshta nuk ekziston. Të paktën pamjet të japin këtë ndjesi. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL