Moviola e Flamurtari-Dinamo/ Mbrëmje e qetë për gjyqtarët, në Vlorë “pajtohen” me golat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2026 | 8:50

Moviola e Flamurtari-Dinamo/ Mbrëmje e qetë për gjyqtarët, në Vlorë “pajtohen” me golat (VIDEO)

Në takimin mes Flamurtarit dhe Dinamos, u realizuan 4 gola por çuditërisht, si rrallë herë në futbollin shqiptar, nuk kishte polemika nga lojtarët dhe stafet.flamurtari-dinamoSi në golin e Komas, ashtu edhe në 3 golat e shënuar nga Maksuti, aksionet ishin pa pozicione të dyshimta ose që të kishte pretendime nga kundërshtarët. Trajneri Daja shprehu rezerva për kryesorin Bastari pas sfidës, por në fakt, në këtë takim munguan rastet e dyshimta për të ndikuar në lojë.

12′ Neziri përfiton nga një top në zonë dhe e merr duke dalë përballë me portierin por e humbet mundësinë. Asistentja Mirjeta Salla sinjalizon për pozicion jashtë loje dhe nga pamjet filmike, duket se asistentja nga Elbasani ka pasur të drejtë edhe pse Neziri nuk shënoi.

PANORAMASPORT.AL