Moviola e Elbasani-Partizani/ Punë e lehtë për Dodën, menaxhon mirë dy situatat e krijuara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2025 | 9:12

Moviola e Elbasani-Partizani/ Punë e lehtë për Dodën, menaxhon mirë dy situatat e krijuara (VIDEO)

Përgjithësisht ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga kryesori Albert Doda, ndoshta edhe për faktin se munguan rastet që mund të vendosnin sfidën.

bandicam 2025-11-30 08-36-32-249

Gjithsesi, evidentohen dy momente, në harkun e një minute për të dyja skuadrat, por që nuk u kërkua as ndërhyrja nga VAR, me ekipet që pranuan verdiktet në fushën e lojës.

26′ Sulmuesi i Partizanit, Rrok Toma, rrëzohet në zonë pas një dyluftimi, por që nuk ka asgjë për kryesorin. Nga ana tjetër, edhe Toma nuk pretendoi shumë, me ndërhyrjen e mbrojtësit të Elbasanit që ishte e saktë. (VIDEO)

27′ Ben Shimon rrëzohet në kufijtë e zonës së rreptësisë pas një dyluftimi, por kryesori vijon lojën. (VIDEO)

Duket që dueli ka qenë jashtë zone, ndonëse nuk pati as faull sipas kryesorit, pasi nëse do të ishte në zonë do të kishim një rishikim nga sistemi VAR. Por, edhe në këtë rast, pretendimet nga ekipi verdheblu munguan.

PANORAMASPORT.AL