Moviola e Egnatia-Vora, VAR-i në qendër të vëmendjes (VIDEO)
Kjo ndeshje u karakterizua nga një seri momentesh të rëndësishme dhe të diskutueshme, ku vendimet e gjyqtarit dhe ndërhyrjet e VAR patën rol vendimtar në rrjedhën e lojës.

Në total u regjistruan katër episode kryesore për moviolë, që ndikuan si në ritmin e ndeshjes, ashtu edhe në interpretimin e situatave të dyshimta në fushë. Kjo ndeshje kishte katër raste për moviolë, ku u desh edhe ndërhyrja e VAR-it për të vënë drejtësi në fushë.
Minuta e 20-të: Pretendim për penallti tek Egnatia për një prekje me dorë nga Daka, pas topit të goditur nga Kryeziu. Vijon lojën gjyqtari, ndërkohë që nuk thirret as nga dhoma e VAR. Moment shumë i dyshimtë, pasi prekja me dorë është e dukshme.
Minutat 22’ – 26-të: Bardhi fiton dyluftimin me Alijev dhe pasi ka godtir topin, has në ndërhyrjen e mbrojtësit. Fillimisht vijon loja, por më pas kryesori thirret për ta riparë në VAR dhe Shahini ndërron mendje, duke akorduar 11- metërsh. (VIDEO)
Minuta e 28-të: Ajilev ndërhyn ashpër ndaj Bardhit dhe shkakton faull. Kryesori mjaftohet me të verdhë, por ishte në kufijtë e të kuqit, ndonëse kësaj here nuk thirret në VAR. (VIDEO)
Minuta e 80-të: Egnatia shënon pas një aksioni të rrëmbyeshëm, me gjuajtjen e Ruçit i cili përplas topin te Bakajoko e pastaj sfera shkon në rrjetë. Gjyqtari anulon pasi sulmuesi është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













