Moviola e Dinamo-Tirana/ Xhaja “tërbon” blutë, por vendimet janë të sakta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 10:37

Moviola e Dinamo-Tirana/ Xhaja “tërbon” blutë, por vendimet janë të sakta (VIDEO)

Dinamo dhe Tirana nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë në takimin e së shtunës, duke u ndalur në një barazim 1-1.DINAMO-TIRANATë dyja skuadrat patën shanset e tyre për të fituar takimin, sidomos Dinamo që humbi penallti, raste të pastra e madje një gol iu anulua. Kryesori Juxhin Xhaja nuk pati një punë të lehtë në këtë takim, por arriti të bënte gjithçka mirë duke qenë i vëmendshëm për vendimet.

54′ Tirana shënon golin e avantazhit me anë të Mysloviç. Vendësit pretendojnë për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit, kur Tabeku u shërbye por në pamjet filmike duket se Dita dhe Teikseira e mbajnë në lojë. Pjesa tjetër e aksionit, nuk ka pretendime. Vendim i saktë i gjyqtarëve për të akorduar gol të rregullt. (VIDEO)

64′ Bregu shënon golin e dytë për Dinamon kur rezultati ishte 1-1 por asistenti i dytë menjëherë ngre flamurin duke e konsideruar golin të parregullt për pozicion jashtë loje. Sërish një vendim i saktë i asistentit, që merr më pas konfirmimin e sistemit VAR dhe goli i Bregut anulohet me të drejtë për të lënë shifrat 1-1. (VIDEO)

87′ Situatë e sikletshme për kryesorin Juxhin Xhaja. Mustafa ka topin në zonën e Tiranës dhe kërkon të pasojë për Vilën, por në momentin e pasimit, ndaj tij ka faull megjithëse topi shkon te Vila. Ky i fundit pasoin për Bregun i cili me portë bosh e çon në rrjetë, por kryesori Xhaja anulon golin dhe akordon penallti për Dinamon. Fillimisht, ai lejoi avantazhin duke qenë se ishte aksion premtues por duke qenë se pasimi pas ndërhyrjes ishte në pozicion jashtë loje, u vendos për të dhënë penallti e cila nga Bregu u humb. I drejtë vendimi për të anuluar golin dhe për të dhënë penallti, edhe pse vendësit gabuan. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL