MOVIOLA E BYLIS-ELBASANI/ Vendime të drejta dhe të gabuara, gjyqtari Yzeiraj bëhet protagonist
Në ndeshjen mes Bylisit dhe Elbasanit, momentet vendimtare nuk munguan dhe vendimet e gjyqtarit ishin përsëri nën kritika. Nga përplasjet fizike brenda zonës deri te ndërhyrjet e diskutueshme, moviola e ndeshjes sjell të gjitha momentet që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit. Ja disa nga episodet më të nxehta të sfidës.

MINUTA E 39-të: Malomo pretendon për një faull pas përplasjes me Lukilin, me këtë të fundit që e shtyn lojtarin e Bylisit, por edhe pse është në vijë, gjyqtari ndjek aksionin, vijon lojën. Në fakt lojtari verdheblu e shtyn lojtarin e Bylisit, faull dhe karton. (VIDEO)
MINUTA E 42-të: Gabim foshnjarak nga ana e Elbasanit, Manellari shkakton penallti. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Penalltia është e saktë. (VIDEO)
MINUTA E 51-të: Faull në hyrje të zonës, nga e majta e sulmit verdheblu, Adeduro ndërhyn dhe largon topin, por gjyqtari akordon faull. Në fakt ndërhyrja e nigerianit të Bylisit është e pastër. Vendim i gabuar i gjykimit, pasi nga goditja e dënimit miqtë shënuan!
PANORAMASPORT.AL













