Postuar: Prill 14, 2026 | 9:10
MOVIOLA E BYLIS-DINAMO/ Dy të kuq nga kryesori, VAR-i nuk ndërhynte dot në Ballsh
Dinamo dhe Bylisi ndanë nga një pikë në Ballsh dhe njëkohësisht nga një karton të kuq, të cilët i dha kryesori Kreshnik Bajramaj pa pasur nevojë për VAR.

54’ Përndreca shkakton faull në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Lojtari i Bylisit mban nga fanella lojtarin e Dinamos dhe Bajramaj e konsideron faull taktik duke e ndëshkuar me të verdhin e dytë, teksa VAR nuk mund të ndërhyjë në këtë rast. (VIDEO)
68’ E njëjta situatë përsëritet edhe në anën tjetër, ku Gudiabi merr të verdhën e dytë për një faull naiv, teksa në pak sekonda u ndëshkua dy herë. Sërish është një vendim nga kryesori dhe VAR nuk mund të ndërhyjë as në këtë rast duke qenë se bëhet fjalë për të verdhë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













