Moviola Dinamo-Vllaznia/ Jorgji e bën gjithçka vetë, merr vendime të rëndësishme
Vllaznia mori një fitore të pastër në “Air Albania” duke mundur me rezultatin 0-2 Dinamon, teksa kryesor ishte Enea Jorgji. Gjyqtari nga Elbasani ka bërë një ndeshje mjaft të mirë i ndihmuar nga dy asistente Ediena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla. Jorgji mori disa vendime të rëndësishme në lojë, duke mos pasur nevojë për sistemin VAR.

33′ Penallti për Vllazninë. Bismark avancon në zonën e Dinamos dhe përplaset me Jagon. Kryesori Enea Jorgji bën menjëherë shenjë nga pika e bardhë e penalltisë, duke marrë më pas edhe konfirmimin nga dhoma e sistemit VAR, por pa pasur nevojë ta rishohë.
46′ Pretendim për penallti nga Dinamo. Pas një goditjeje të fortë nga jashtë zone, topi përplaset në trupin Gjinit teksa, duket që nuk ka prekje me dorë nga ana e mbrojtësit.
61′ Vllaznia shënon golin e dytë me anë të Gjinit, por kryesori Jorgji akordon faull në sulm. Në momentin që Çelikoviç ka pasuar për mbrojtësin, ka shkaktuar faull duke e bërë golin të pavlefshëm.
75′ Bregu merr topin në hyrje të zonë por i vjen një ndërhyrje nga mbrapa duke i hequr topin nga këmba. Vendësit pretendojnë për penallti, por Jorgji bën me shenjë që ishte ndërhyrje e pastër e më pas merr konfirmimin nga dhoma e sistemit VAR.
PANORAMASPORT.AL













