Postuar: Tetor 25, 2025 | 10:40
Moriero si “polic”, bllokon stërvitjen e Flamurtarit pas deklaratës së trajnerit kundërshtar
Françesko Moriero “ngujon” Flamurtarin para Teutës. Trajneri italian ka frikë mos i rrjedhin informacionet dhe formacioni, ndaj nuk pranon as një person të huaj, përfshirë edhe gazetarët që t’i afrohen fushës stërvitore.

Nuk lejon te shkrepen as foto dhe as video. Madje duhet të qëndrosh jo me metra, por me kilometra larg fushës, pasi italiani reagon si “polic” nëse të zbulon. Frika e Morieros është shtuar që pas fjalëve të trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, se një mik e ndihmoi me informacione.
Dje skuadra i dha fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme. I gatshëm do të jetë edhe Veiga që doli me të kuq në ndeshjen me Dinamon.
PANORAMASPORT.AL













