Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19, Spaleti e grumbullon për herë të parë me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2026 | 16:22

Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19, Spaleti e grumbullon për herë të parë me Juventusin

Arman Durmishi provoi për herë të parë në këtë javë, se si është të stërvitesh me ekipin e parë të Juventusit. Talenti i Shqipërisë U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, që po përgatit transfertën me Leçen.

arman durmishi

Durmishi shkëlqeu në këtë sezon me Juventusin U-20. Dhe pse 17 vjeç, ishte golashënuesi kryesor i ekipit në Primavera.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 realizoi 10 gola në 23 ndeshje ku mori minuta. Interesante do të jetë nëse Juventusi do i japë mundësinë për të qenë në stol me ekipin e parë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL