Mici në rregull, por te Tirana shqetëson një tjetër titullar para finales për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2025 | 11:50

Mici në rregull, por te Tirana shqetëson një tjetër titullar para finales për mbijetesën

Tirana do të luajë ditën e diel ndaj Dinamos në një sfidë për “jetë a vdekje”. Një fitore do ta mbante në lojë për qëndrimin në Kategorinë Superiore, ndërsa çdo rezultat tjetër e zbriste më poshtë. Gjendja në ekip nuk ka qenë e mirë dhe këto dy ditë skuadra është marrë vetëm me analizimin e takimit të humbur ndaj Teutës.

tirana

Askush nuk e beson sesi ndodhi një gjë e tillë, ndërsa në këtë moment, Tirana, nëse do të kishte marrë tri pikët me durrsakët ishte e sigurt që do të ishte në “play out”, paçka se çfarë do të bënin, Laçi, Bylisi, Skënderbeu dhe Teuta.

Rasti iku, ndërsa Shkëmbi është duke menduar për lojën ndaj Dinamos. Në ekip kthehet Smaçi, i cili ka qenë i pezulluar, ndërsa Gledi Mici do të jetë “ok”. Shqetësimi i vetëm mbetet Mahamadu Dembele, i cili ka shfaqur disa probleme pas sfidës me Teutën.

Shkëmbi pritet të ndryshojë disa emra në takimin me Dinamon. Kështu, nga minuta e parë Bajroviçi në sulm ose Smaçi me një mesfushë me tre. Të shohim se çfarë do të zgjedhë, trajneri i bardhebluve për ndeshjen vendimtare të sezonit.

PANORAMASPORT.AL