Mezani lëviz “gurët”, dyshimi është Malomo. Si pritet të rreshtohet Bylisi kundër kampionëve
Gentian Mezani do të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve dhe duket se e ka krijuar idenë e qartë për ata që do të luajnë sot ndan Egnatias.
Bylisi ka gati edhe Malomon, por që nuk dihet nëse do ta nisë nga fillimi apo nga stoli. Ka bërë lëvizje dhe eksperimente Mezani bashkë edhe me ndihmësit e tij, madje ka ndjekur edhe ndeshjen e ekipit B të shtunën në meaditë pasi kanë luajtur disa lojtarë të skuadrës së parë si: Abazaj, Sulovari, Marku e Mahmuti.
Në fakt, Bylisi sidomos në pjesën e dytë ndaj Tiranës ka zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Megjithatë, sot ndaj Egnatias trajneri i mallakastriotëve me shumë gjasa do të zbresë në fushë me skemën 4-4-2.
Berko pritet që të jetë në majën e sulmit me shumë gjasa me Ualisonin siç është parë edhe në ndeshjen e kontrollit të shtunën pasdite. Me shumë gjasa, këta lojtarë do ta nisin si titullarë ndaj rrogozhinasve…
PANORAMASPORT.AL













