Merr vendin e Alban Hoxhës! E nisi te Tirana, kush është portieri që Partizani i beson debutimin si profesionist në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 15:25

Merr vendin e Alban Hoxhës! E nisi te Tirana, kush është portieri që Partizani i beson debutimin si profesionist në derbi

Darius Zadeja luan sot për herë të parë si titullar dhe me një ekip profesionist. Partizani i ka besuar vendin në portë në derbin ndaj Dinamos. Vetëm 19 vjeç dhe në futboll e niste me moshat e Tiranës. Me ekipin U-19 të Partizanit, ia doli të fitonte titullin kampion në këtë sezon. Në stol ndërkohë qëndron vetëm Pano Qirko, ndërsa Alban Hoxha mbetet pushim.

Screenshot-2026-03-15-143049

Zadeja po ashtu mori ftesën e Kombëtares U-19 në vitin 2025. Megjithatë, për të nuk pati minuta.

Njëjtë si portieri Zadeja, është edhe një tjetër debutim. Bëhet fjalë për Aslambek Bunkhoev, 23-vjeçar, që është nga Rusia dhe luan në qendër të mbrojtjes.

Abdu Sarjo po ashtu luan ndeshjen e parë në kampionat me të kuqtë, pasi ka luajtur më parë në Kupë. 19-vjeçari është sulmues nga Gambia.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL