Mediat: Çelsi ble Hulkun për 47.5 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2012 | 7:08

Mediat: Çelsi ble Hulkun për 47.5 mln euro

Fitorja e Champions-it duket se ka vënë në sedër pronarin e Çelsit, Roman Abramoviç, për të rritur më shumë numrin e trofeve ndërkombëtar. Bosi i është futur me themeli merkatos së verës. Fillimisht ai ka çelur një paketë 88 milionë eurosh për dy lojtarë. E përditshmja britanike “Guardian” bën me dije se Çelsi ka arritur akordin me Porton për kartonin e bomberit brazilian, Hulk. Sulmuesi i Brazilit do të zëvendësojë bomberin Didier Drogba, i cili ia dha Champios-in klubit dhe u largua me parametra zero. Kartoni i tij do të vlejë 47.5 milionë euro. Pas blerjes së Hazardit për 40 milionë euro, Hulk pritet të jetë “bomba” e Abramoviçit.