Me ambulancë dhe avion privat, Kristiano Ronaldo niset drejt Torinos. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 15:53

Me ambulancë dhe avion privat, Kristiano Ronaldo niset drejt Torinos. Ja arsyeja

Kristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Koronavirusit ditën e djeshme, ndërkohë që sot, ylli portugez vendosi të rikthehej në Itali, për t’u karantinuar në shtëpinë e tij në Torino.

SPORT-PREVIEW-Ronaldo-Air-Ambulance

Mediat italiane raportojnë se në 14:35 avioni i Ronaldos është nisur në fluturim për në Itali. Duke qenë se portugezi është i prekur me koronavirus, rregullat e fluturimit të tij drejt Torinos kanë qenë shumë të rrepta, teksa ylli portugez është transportuar deri në afërsi të avionit me ambulancë.

Kujtojmë që Komiteti Teknik Shkencor i Italisë ka ulur së fundmi periudhën e karantinës nga 14 në dhjetë ditë. CR7 do të humbasë 2 ndeshjet e ardhshme të Juventusit kundër Krotones dhe Dinamos së Kievit, teksa rrezikon mos të jetë prezent edhe ndaj Veronës, nëse tamponi pas periudhës së karantinës nuk do të jetë negativ.

ronaldo-780x439-1

Gjithsesi lufta e tij është të arrijë të shërohet para datës 21 tetor për të qenë prezent në ndeshjen ndaj Barcelonës së Leo Mesit, sfida e parë mes tyre që nga largimi i luzitanit nga Real Madrid në vitin 2018.

PANORAMASPORT.AL