Mbrojtësi i Vorës, Dalipi: Sprinti final nis me durrsakët, duhet fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2026 | 9:05

Mbrojtësi i Vorës, Dalipi: Sprinti final nis me durrsakët, duhet fitorja

Lufta për mbijetesën e Vorës, nis që në ndeshjen kundër Teutës e cila përbën kahun e nisjes, së një “sprinti final” për të siguruar mbijetesën, në këtë luftë të fortë mes 4 ekipeve, Vorës, Tiranës, Bylisit e Flamurtarit.DALIPIVorakët kërkojnë maksimumin nga vetja e tyre, por njëkohësisht ato presin me padurim edhe disfatat e kundërshtarëve, në mënyrë, që ti lejë pas në renditje këto tri skuadra, për të shpëtuar sezonin e tyre të parë në superiore.

Pas një ndërprerje 10-ditore të kampionatit, për vorakët kanë qenë 10 ditë frymëmarrje, 10 ditë trajnim mjekësor për të dëmtuarit dhe 10 ditë përgatitje për takimin kundër Teutës. Sipas trajnerit Bellai, kjo pauzë kampionati ka qenë më se e nevojshme të ardhur në ditën dhe në kohën e përshtatshme, kur ekipi tij kishte nevojë më shumë se kurrë.

Tashmë ai është i kënaqur nga ekipi tij, pasi do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e plotë, me plot alternativa për të ndërtuar formacionin e së dielës kundër Teutës. E diela në stadiumin e Vorës, përbën nisjen e startit final, me 7 etapa, ku fillimisht do ta nis nga autostrada e Durrësit për të sfiduar Teutën. Për të vijuar më pas drejt Vlorës e një rikthim përfundimtar, në stadiumin e tyre në 5 ndeshjet e mbetura, kundër Vllaznisë, Egnatias, Elbasanit, Dinamos e së fundmi finalja me Bylisin, që të gjitha në shtëpi.

DEKLARATA – Kevin Dalipi është një pikat më të forta që Vora ka pasur gjatë këtij sezoni në sektorin e mesit të fushës, ku ka çaluar shumë në ndeshjet e fundit, duke u ndjerë më së shumti mungesa e tij për shkak dëmtimi. Ai tashmë rikthehet plotësisht i rikuperuar dhe plotë energji për të dhënë maksimumin në këtë sprint final të kampionatit dhe për shpëtimin e skuadrës së tij nga rënia.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” ai shprehet se tashmë është në gjendje optimale dhe uron që të mos ketë më pasoja të tilla dëmtimi deri në fund të kampionatit. Gjithashtu ai e cilëson ndeshjen e së dielës, si një takim delikat, për të hedhur hapin e madh për kalimin e hendekut me ekipet rivale. Domosdoshmëri për të në takimin kundër Teutës, mbetet fitorja dhe tre pikët.

“Është një ndeshje delikate e momentit, që Vora po kalon në këtë përballje të parë me ekipet elitare, ku varet dhe ecuria e mëtejshme. Gjendja ime tashmë është optimale dhe jam i gatshëm të kontribuoj me gjitha mundem për ekipin. Uroj që të tilla dëmtime, të mos më ndodhin gjatë kësaj faze finale dhe ta mbyllim sezonin me objektivat tona të realizuara. Kjo ndeshje duhet fituar, për të ringjallur shpresat dhe optimizmin në skuadër në vijueshmërinë e takimeve pas ardhëse, ku skuadra të rrisë besimin në vetvete dhe me siguri të plotë, e them, se kjo do të bëhet realitet dhe se Vora mbetet në superiore”, ka përfunduar mesfushori 25-vjeçar, Kevin Dalipi, që ka luajtur 18 ndeshje gjatë këtij sezoni me Vorën.

A. DUSHKU-PANORAMASPORT.AL