Luhatje të mëdha në baste/ Situata e pazakontë për Tiranën, ekspertët e pasqyrojnë në kuota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 10:59

Luhatje të mëdha në baste/ Situata e pazakontë për Tiranën, ekspertët e pasqyrojnë në kuota

Tirana do të përballet sot me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”. Ky takim vlen për javën e 16-të të Superiores dhe do të nisë në orën 19:30. Rast i rrallë për këtë ndeshje, sa i përket basteve.

Screenshot 2025-12-13 105904

Tirana ka luhatje të madhe nga dita e djeshme. Dje bardheblutë u kuotuan me 4.5, ndërsa sot koeficienti 10 tregon se duhet një mrekulli për fitoren në Durrës.

Bardheblutë nuk janë përballur asnjëherë në vitet e fundit, me këtë koeficient kaq të lartë në futbollin shqiptar. Diçka e tillë vjen pas raportimeve se te Tirana është vendosur dërgimi në tribunë i disa prej futbollistëve kryesorë.

Teuta ndërkohë kuotohet me 1.4, nga koeficienti 2 që u vendos fillimisht. Kështu konsiderohet favorit absolut për fitoren në shtëpi. Barazimit i është vendosur koeficienti i lartë 4.

KUOTAT AKTUALE

Fitorja e Teutës: 1.4

Barazimi: 4

Fitorja e Tiranës: 10

LËVIZJA E KOEFICIENTIT PËR TIRANËN

Screenshot 2025-12-13 103730

LËVIZJA E KOEFICIENTIT PËR TEUTËN

Screenshot 2025-12-13 110133

PANORAMASPORT.AL