Luan fatet e sezonit përballë Bylisit, Skënderbeu bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2025 | 18:42

Luan fatet e sezonit përballë Bylisit, Skënderbeu bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Skënderbeu luan fatet e sezonit në ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Bylisit.

skenderbeu

Një takim direkt dhe përcaktues për qëndrimin në Superiore apo zbritjen e korçarëve në një kategori më poshtë. Në kushte të tilla pritet që të jetë një 90-minutësh shumë intensiv dhe i vështirë për të dy skuadrat që do të përballen në këtë sfidë direkte në javën e fundit të kampionatit.

Klubi bardhekuq bën të ditur se për këtë duel në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.

Njoftimi i plotë

Ndeshja e rradhës❗️

Skënderbeu – Bylis
⏰ E Dielë, 27 prill | Ora 15:30
🏟️ Stadiumi “Skënderbeu”
Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Të gjithë së bashku për 3 pikë!

PANORAMASPORT.AL