Llapi bën merkato në futbollit shqiptar, transferon sulmuesin e Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2025 | 22:05

Llapi bën merkato në futbollit shqiptar, transferon sulmuesin e Vorës

Klubi i Llapit që militon në elitën e futbollit kosovar, ka njoftuar marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti. 

auto_21751823640

22-vjeçari i bashkohet skuadrës nga Podujeva nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri. Te Vora, Rushiti, u aktivizua vetëm 6 ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë, teksa në total arriti të shënonte 2 gola. 

Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për të rinjtë e të Internacional Tiranës dhe Partizanit.  Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri. 

PANORAMASPORT.AL