VIDEO/ Goli në shtesë i mbyll karrierën Kristiano Ronaldos, Spanja siguron çerekfinalet e Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 0:21

VIDEO/ Goli në shtesë i mbyll karrierën Kristiano Ronaldos, Spanja siguron çerekfinalet e Kupës së Botës

Spanja ka siguruar vendin e saj në çerekfinalet e Kupës së Botës duke fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Portugalisë së Kristiano Ronaldos, duke i mbyllur kështu karrierën këtij të fundit me përfaqësuesen në një aktivitet të tillë.

sdfsfdsfdfsdfsdsfd

Në një sfidë shumë të luftuar, pjesa e parë ishte më e hapur me të dy skuadrat që kërkuan golin dhe ishin më të hapur anë fushë, ndërsa në të dytën, rastet ishin me pikatore pasi skuadrat kërkonin më shumë të mos gabonin.

Ndaj ndeshjen e vendosi një episod, një moment ku Merino u tregua i aftë të kalonte mes mbrojtjes dhe të mposhte portierin kundërshtar për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij duke e çuar në çerekfinale, ndërsa shoi përgjithmonë ëndrrën e Botërorit për Kristiano Ronaldon.

PORTUGALI-SPANJË 0-1
90’+1′ Merino

WhatsApp Image 2026-07-06 at 11.05.08 PM

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

NGJARJET KRYESORE

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Spanjës.

90’+6’ Gjuajtja me kokë e Bernardo Silva shkon mbi traversë. (VIDEO)

90’+1′ Goli i Merino (VIDEO)

76’ Bruno Fernandes nga e djathta gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

73’ Diogo Kosta devijon mbi traversë goditjen e dënimit të Jamal. (VIDEO)

71’ Rafael Leao merr minuta dhe hyn në fushë në vend të Zhoao Feliks.

65′ Diogo Kosta pret gjuajtjen e Baena. (VIDEO)

61’ Pedri gjuan nga jashtë zonës, Veiga devijon mbi traversë. (VIDEO)

56′ Nunjo Mendesh del i dëmtuar, duke i bërë vend Semedos.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.

45’+6’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

41’ Nunjo Mendesh gjuan nga jashtë zonës, Pedro Porro devijon topin që ndalet në traversë. (VIDEO)

37’ Zhoao Feliks kthen topin për Ronaldon i cili gjuan por gjen Unai Simon të vëmendshëm. (VIDEO)

31′ Kosta largon topin me këmbë dhe Olmo me kokë nuk e kthen dot në portë. (VIDEO)

16’ Diogo Kosta bën pritje të dyfishtë ndaj Jamal dhe Baena. (VIDEO)

12’ Unai Simon grushton gjuajtjen nga e djathta të Ronaldos. (VIDEO)

8’ Ojarzabal dërgon topin jashtë edhe pse i vetëm para portierit. (VIDEO)

7’ Gjuajta e Kanselos kalon mbi traversë. (VIDEO)

3’ Kosta pret gjuajtjen e Ojarzabal. (VIDEO)

1’ Nis dueli mes dy fqinjëve iberikë.

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfsfdsfsdsfdsfdsfd

 

PANORAMASPORT.AL