Lëvizje e papritur, Vllaznia afron në skuadër titullarin e padiskutueshëm të Dinamos së Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2025 | 11:51

Lëvizje e papritur, Vllaznia afron në skuadër titullarin e padiskutueshëm të Dinamos së Dajës

Vllaznia edhe pse i dha lamtumirën Europës, dëshion të përforcohet për kampionatin dhe në fund të rikthejë në Shkodër titullin e shumë dëshiruar.

gudiabi

Mësohet se kuqeblutë kanë afruar në skuadër mesfushorin e Dinamos, Bakari Gudiabi. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm për Ilir Dajën ndërsa ka zhvilluar 35 ndeshje në Superiore.

23-vjeçari shihet si një alternativë e rëndësishme përkrah Ardit Krymit apo për ta zëvendësuar atë në rastet e dëmtimeve, pasi luajnë të dy në të njëjtin pozicion. Senegalezi mund të përdoret edhe si qendërmbrojtës, duke i dhënë trajnerit Edi Martini më shumë fleksibilitet në prapavijë.

PANORAMASPORT.AL