“Lërini këto”, Ledio Pano thirrje për tifozët e Partizanit: Fanella e klubit legjendar ka nevojë për…
Partizani ka publikuar çmimet e biletave, për gjysmëfinalen e dytë ndaj Egnatias në “Arena e Demave”. Njësoj si në ndeshjet e kampionatit, ata variojnë nga 300 deri në 3000 lekë të reja.

Disa komente nga tifozët e Partizanit përcjellin pesimizëm. Për këtë, Ledio Pano ka reaguar në të njëtin postim.
Ish-lojtari i njohur fton të gjithë tifozët në mbështetje të Partizanit gjatë kësaj jave, për shkak edhe të nevojës që ka lindur.
“Tifozët duhet të vijnë në stadium të mërkurën në mbështetje të ekipit. Lërini këto sa është bileta, çfarë të shohim, kë të shohim etj etj.
Duhet të mbështesim ekipin, emrin e ekipit, fanellën e klubit legjendar se ka nevojë për tifozët këto dy ndeshje, të mërkurën dhe të dielën. Të gjithë në stadium”, shkruan ish-lojtari i Partizanit.
KOMENTI I LEDIO PANOS


PANORAMASPORT.AL













