Largimi i Sinellës, Egnatia zyrtarizon trajnerin e ri
Pas largimit të trajnerit Bledar Sinella për shkak të problemeve financiare, klubi i Egnatias nuk ka humbur kohë duke emëruar “timonierin” e ri të rrogozhinasve. Ai do të jetë Ilir Duro. 52-vjeçari nga Kavaja është një emër i njohur për klubin, pasi e ka drejtuar edhe më parë skuadrën e Egnatias.

Pra do të jetë pikërisht Duro ai që do të drejtojë rrogozhinasit në sfidën e nesërme ndaj Lushnjës. Ndërkohë mësohet gjithashtu, se pas 3 ditëve bojkot për shkak të pagave, futbollistët i janë rikthyer ditën e sotme procesit stërvitor, teksa është premtuar se në fillim të javë do të shlyet gjithçka.
NJOFTIMI I KLUBIT:
-Rrokade trajneresh iken Sinella e vjen Duro.
– Ilir Duro trajneri i ri i KF EGNATIA.
-Pas disa javesh ne krye te skuadres trajneri Bledar Sinella ka mbyllur bashkepunimin me klubin tone.Gjate nje diskutimi qe ka pasur me drejtuesit nuk e ka pare me te arsyeshme te qendroje dhe ka
paraqitur doreheqjen.Duke qene se perballja me Lushnjen eshte ne prag eshte emeruar ne krye te pankines nje emer jo i panjohur si Ilir Duro.Qe eshte emeruar qe ne fillim te kampionatit si drejtor teknik.Kujtojme qe Duro ka drejtuar ne vitin e kaluar per disa jave skuadren. Keshtu ne duelet e mbetura per kete sezon do te jete nje tjeter kavajas ai qe do te jete “timonier” deri ne fund…!!

PANORAMASPORT.AL













