Largimi i Gegës, gjithçka kalon në dorën e Arbër Abilaliajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2025 | 17:42

Largimi i Gegës, gjithçka kalon në dorën e Arbër Abilaliajt

Skënder Gega dha dorëheqjen nga stoli i Partizanit, pikërisht sot. Klubi njoftoi përmes rrjeteve sociale vendimin që është pranuar nga presidenti Demi.

Screenshot 2025-07-23 173641

Tashmë gjithçka është në dorën e Arbër Abilaliajt. Drejtori sportiv i “Demave” duhet të gjejë timonierin e duhur, për të vijuar me projektin e sezonit të ri.

Pas Aleksandër Veselinoviç, Gega ishte trajneri i radhës që u emërua në edicionin e kaluar. Fillimisht Orges Shehi e nisi sezonin 2024/25, ndërsa qëndroi vetëm për Europën.

Gega qëndroi për vetëm 11 ndeshje në krye të skuadrës. Tekniku 61-vjeçar mbahet mend si trajneri që riktheu titullin kampion pas 26 vitesh.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL