Largim i papritur për Silvinjon, Kombëtarja humb një tjetër titullar nga Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 21:31

Largim i papritur për Silvinjon, Kombëtarja humb një tjetër titullar nga Seria A

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur sot përgatitjet në prag të sfidës me Ukrainën. Lajmi i fundit është mungesa e Ardian Ismajlit, që ka ndjerë shqetësim muskulor në muskujt e kofshës së majtë.

Screenshot 2026-03-30 213014

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli nuk është stërvitur sot për shkak të një shqetësimi muskulor në muskujt e kofshës së majtë.

Pas konsultave me stafin mjekësor u konkludua se Ismajli nuk mund të rikuperohet për ndeshjen e nesërme dhe humb kështu miqësoren me Ukrainën”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Më parë është njoftuar për largimet e Arlind Ajetit, Ylber Ramadanit dhe Ernest Muçit. Tashmë Ismajli do të rikthehet te Torino ku dëmtimet e kanë penguar jo pak gjatë sezonit.

PANORAMASPORT.AL