“Kur fiton njeriu bën edhe si filozof”, Martini në humor pas fitores së radhës: Tani ka filluar numërimi mbrapsht, Balaj nuk është 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2026 | 16:07

“Kur fiton njeriu bën edhe si filozof”, Martini në humor pas fitores së radhës: Tani ka filluar numërimi mbrapsht, Balaj nuk është 20-vjeçar

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka theksuar se fitorja e ekipit të tij ndaj Vorës ka qenë e rëndësishme për ekipin që të tregonte vazhdimësinë në rezultate dhe lojëra.

bandicam 2026-02-06 15-55-56-982

“E kishim vlerësuar maksimalisht se Vora ka ekip simpatik, e dinim që është ndeshje e fortë për vetë pozitat që kemi. E kishim kuptuar që na duhen pikët, nuk është e rëndësishme se si luajmë, pavarësisht se pas minutës së 15 bëmë ndeshje të mirë, shënuam e është e rëndësishme që nuk pësuam. Lojtarët janë bërë më cinikë, e kuptojnë çfarë kërkojmë, jemi bërë të gjithë bashkë si grup dhe kjo është e rëndësishme.

Ekipi ka ardhur në rritje. Pjesa e parë ishte loja që kemi bërë në fillim të kampionati. Kemi nevojë të rritemi e përmirësohemi. Ajo që kemi ndryshuar është të jemi më cinik e pragmatistë se ka filluar numërimi mbrapsht e duhen pikët. Po ta shihni Bekimi, Murataj apo Dodaj, janë të gjithë pas vijës së topit, luftojnë e sakrifikojnë. Kjo është fryma e grupit, kanë kuptuar se çfarë duhet për të fituar një ndeshje, kanë besim të jashtëzakonshëm te njëri-tjetri dhe kjo është ajo që e bën ekipin më të fortë.

Ishim përgatitur për mënyrën e lojës të Vorës, ka ekip simpatik, djem të talentuar, ekip që të vë në vështirësi. Pastaj ndeshjet e orës 13:30 janë pak problematike se kur je mësuar të luash pasdite, je më i fjetur se sa duhet në fillim. Nuk është justifikim, e dinim që do bënin presing, do ruanim në fillim e pastaj gradualisht do rritnim lojën. Na shkoi mirë. Se kur fiton njeriu bën edhe si filozof, por na shkoi mirë dhe e rëndësishme është të marrim tre pikët.

Balaj është i markuari kryesor i ekipeve kundërshtare. Por ta shihni sot edhe Repaj e qendra tjetër ishin non stop në kontakt me të. Ai i bashkonte dhe i hapte hapësira për të tjerët, lojtarët mes linjave e bëjnë mirë. Është sforco e Bekimit që liron ekipin mirë së nuk është 20 vjeç, e di çfarë kërkohet, çfarë kërkon ai vetë, çfarë kërkon ekipi  e qyteti dhe i them bravo të qoftë kapiten.

Edhe diçka tjetër. Është hera e parë që vij në stadiumin e Vorës. Bravo, si për ambientet brenda e jashtë. E kisha menduar më të vështirë për kushtet ku janë për mbijetesë, por kam gjetur qytetari. Bravo u qoftë, një ndeshje që të kesh lezet ta luash në një stadium të tillë”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL