Kritikat në Shqipëri për të nuk ndalen kurrë, UEFA zgjedh për ndeshjen e pazakontë në Europë… Sokol Jarecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2026 | 23:40

Kritikat në Shqipëri për të nuk ndalen kurrë, UEFA zgjedh për ndeshjen e pazakontë në Europë… Sokol Jarecin

Gjyqtarët shqiptarë sigurisht nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë fazë të kompeticioneve europiane në mesjavë, pasi nuk preferohen për çerekfinalet. Por ndryshe është situata me Sokol Jarecin, shefin e sektorit të arbitrimit në FSHF.

jareci

Ky i fundit, përtej kritikave që merr vazhdimisht në vendin tonë nga klube të ndrysmë për gabimet e gjyqtarëve, që cilësohen shpeshherë edhe tendencioze, figuron vazhdimisht në listat e UEFA-s, e cila e dërgon si vëzhgues në kompeticionet e saj.

Këtë javë, Jareci do të jetë vëzhgues në ndeshjen e Ligës së Europës në Portugali mes Braga dhe Betis. Ai do të mbikëqyrë atje një grup gjyqtarësh gjermanë me në krye Feliks Zvajer, të cilët do të ndajnë drejtësi në këtë ndeshje të parë çerekfinale të turneut.

Ndeshja zhvillohet në një ditë të pazakontë, pasi është programuar të luhet të mërkurën dhe jo të enjten, kur luhen zakonisht sfidat e Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL