Kreu dhe fundi, mësoni dy ndeshjet e sotme të Abissnet Superiore që mund të ndryshojnë tabelën
Ndeshjet e javës së 31-të të Superiores vazhdojnë sot me dy përballje të cilat janë shumë interesante dhe mund të ndryshojnë situatën në tabelën e klasifikimit.

Gjithçka nis me sfidën e orës 16:00 në kryeqytet ku Tirana që lufton për mbijetesë pret Egnatian e cila ka shansin që të paktën për pak orë të kthehet e vetme në kreun e renditjes. Tre pikët janë të domosdoshme për secilën prej skuadrave ndaj kjo do të jetë padyshim sfida me interesante e ditës.
Më pas, e ka radhën dueli në Shkodër ku Vllaznia e vendit të parë pret Teutën, në atë që për durrsakët është mundësia e fundit për të shpresuar ende për një vend në luftën për Final 4.
NDESHJET SOT
TIRANA-EGNATIA ora 16:00
VLLAZNIA-TEUTA ora 19:00
PANORAMASPORT.AL













