Kotobelli beson te fitorja e Teutës ndaj Partizanit, si pritet të luajnë sot skuadrat në “Arena e Demave”
Kampionati i ri pritet të nisë me një përballje interesante mes Teutës dhe Partizanit, sipas kalendarit të javës së dytë. Skuadra durrsake ka bërë përgatitje intensive gjatë verës, me synimin për të hyrë sa më e konsoliduar në sezonin e ri.

Pas një edicioni të kaluar ku rezultatet nuk ishin gjithmonë në lartësinë e pritshmërive, Teuta kërkon të rikthehet si një pretendente serioze për vendet e para në klasifikim. Kapiteni i bluve, Blerim Kotobelli, shfaqet i bindur se skuadra është gati për të nisur kampionatin me këmbën e duhur. Në një intervistë për Panorama Sport, ai ka vlerësuar Partizanin si një kundërshtar cilësor, por ka theksuar se objektivi i Teutës është i qartë.
PARTIZANI – “E dimë që përballë do të kemi një skuadër me eksperiencë dhe lojtarë të fortë, të cilët vijnë nga ndeshje europiane. Gjithsesi, ne jemi përgatitur maksimalisht dhe në fushë do të futemi vetëm për fitore. Objektivi ynë është të nisim kampionatin me rezultat pozitiv”, tha Kotobelli.
NJË DUEL ME PESHË – Përballja pritet të tërheqë shumë vëmendje, pasi dy skuadrat kanë bërë afrime të rëndësishme gjatë merkatos dhe synojnë një start të fortë. “Ne kërkojmë të shfrytëzojmë faktorin momentin tonë dhe entuziazmin e nisjes së sezonit,” shtoi kapiteni.
– “Jemi përgatitur me seriozitet maksimal. E dimë që kundërshtari është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë dhe me ambicie. Gjatë javës kemi punuar si në aspektin taktik, ashtu edhe në atë fizik. Kemi analizuar ndeshjet e fundit të tyre për të parë pikat e forta dhe ku mund të shfrytëzojmë hapësira. Besoj se ekipi është gati dhe do të japim maksimumin në fushë. Na pret një kundërshtar i fortë, pasi ka një besim të madh duke u nisur nga starti i mirë në Europë dhe, mbi të gjitha, një ekip me ambicie. Kjo tregon se duhet të jemi seriozë dhe të kemi gjithë fokusin në ndeshje,” përfundoi Kotobelli. /ZAMIR QYPI
Dëmtimi i Martinez fut në dilemë Milinkoviçin
Sfida e javës së dytë në Superiore e gjen Partizanin me pak informacion për Teutën. Megjithatë, njësoj si ndaj Vorës objektiv mund të jetë vetëm fitorja. Mladen Milinkoviç ka për detyrë që të hedhë më të mirët në fushë. Duke qenë se ekipi funksionoi në pjesën e parë me Vorën, ka gjasa që formacioni të mbetet i njëjtë te “demat” edhe ndaj durrsakëve.
I vetmi ndryshim i detyruar do të ishte në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kështu Janjeva mund të aktivizohet në vendin e Karlos Martinez, që ka thyer dorën. Në rast se Qokthi kthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, atëherë do të kishte lëvizje në repartin e sulmit. Zgjedhja më e sigurt duket të jetë aktivizimi i Janjevës. Milinkoviç dha sinjale në konferencë se ekziston mundësia, për përfshirjen e Bintsukës në skuadër. Ky i fundit është stërvitur rregullisht, ndërsa herën e fundit qëndroi në tribunë pasi nuk ishte plotësisht i gatshëm për kontributin e tij.

PANORAMASPORT.AL













