Kompanitë e basteve projektojnë Egnatian si fituese të trofeut, koeficientët për finalen me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2025 | 12:58

Kompanitë e basteve projektojnë Egnatian si fituese të trofeut, koeficientët për finalen me Vllazninë

Duke nisur nga ora 20:00 në fushën e “Arenës Kombëtare” do të “përplasin brirët” Vllaznia dhe Egnatia, ndërsa për kompanitë e basteve, rrogozhinasit janë më favoritë për ta fituar takimin.

1x2

Koeficienti i tyre është 2.40, ndërsa një fitore e Vllaznisë kuotohet 2.90. Barazimi sipas kompanive është 3.10.

Ndërsa ngritja e trofeut lart nga Egnatia edhe në shtesë apo penallti është 1.65, ndërsa 2.05 për Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL