Klasikja dhe pastaj rivalët direkt, Orges Shehin e pret një muaj vendimtar në kampionat me Tiranën
Skuadra e Tiranës po përgatitet për një periudhë të ngjeshur dhe të rëndësishme në kalendarin e saj sportiv. Bardheblutë, me Orges Shehin tashmë në drejtim, do të përballen me rivalë të fortë në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, ndërsa tifozët presin me padurim kthesën.

Më 27 shkurt, Tirana do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku do të kërkojë tri pikët për faktin se është klasikja e futbollit shqiptar. Pas kësaj, më 4 mars, bardheblutë do të përballen me Dinamo në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, një sfidë e rëndësishme për të avancuar në raundin tjetër dhe për të qëndruar pranë trofeut, ndonëse në sfidën e parë është mundur.
Më 8 mars, Tirana rikthehet në “shtëpi” për të ndeshur Elbasanin, ku synimi është fitorja dhe konsolidimi i pozicionit në renditjen e kampionatit. Më 14 mars, sfida ndaj Bylisit pritet të jetë vendimtare për ritmin dhe moralin e skuadrës, ndërsa më 21 mars, takimi me Vorën shërben për të ruajtur konsistencën dhe për të mbyllur një muaj të ngjeshur me fitore. Në 4 prill, ekipi do të luajë kundër Flamurtarit. Nëse do të qëndrojë në Superiore, duhet të mundë të paktën Bylisin, Vorën dhe Flamurtarin.
PANORAMASPORT.AL













