“Klasifikimi nuk na frikëson”, Vrapi flet para duelit me Partizanin: Duam maksimumin, Vora shpëton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 10:55

“Klasifikimi nuk na frikëson”, Vrapi flet para duelit me Partizanin: Duam maksimumin, Vora shpëton

Në kampin e Vorës pavarësisht nga tre disfatat e fundit, morali është i lartë sepse ekipi për herë të parë do të jetë kaq i plotë gjatë këtij sezoni.

VRAPI

SITUATA ME KARTONËT – 4 lojtarë, duhet të bëjnë kujdes gjatë këtij takimi kundër Partizanit pasi ndodhen në kuotën e 3 kartonëve të verdhë dhe nëse ngarkohen edhe me një tjetër do të humbasin ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Me 3 kartonë janë Ruçi, Repaj, Barjamaj si dhe Luis Felipe. Në lidhje me ndeshjen kundër Partizanit, në një intervistë për “Panorama Sport”, foli mbrojtësi i majtë Jurgen Vrapi. Gjatë intervistës së tij ai vë në dukje se Vora do të mbijetojë këtë sezon, pa shkuar në zonën “Play out” ku ndodhet aktualisht.

Sa ka rrezikuar Vora nga ajo humbje në Ballsh?

Mund të them se ende nuk jemi në atë stadin e rrezikimit, pasi në dispozicion kemi dhe nëntë javë kampionati e duke qenë e tillë, kemi mundësitë për të rikuperuar. Forca jonë e mbijetesës qëndron në besimin e grupit tonë e kjo mendoj se do të na bëjë më të fortë për të mos rrezkikuar.

Vendi aktual i teti, a ju frikëson se shkoni në “Play-Out”?

Jo aspak nuk na frikëson. Pozicioni aktual në vendin e tetë është një pozicion kalimtar e shumë shpejt do të rikthehemi në pozicionin që ishim më parë. Jam i bindur se nuk shkojmë deri atje në fund të kampionatit.

Si u ndje Vrapi në atë mungesë deçisive në Ballsh?

Normal që nuk u ndjeva mirë. Pasi kur nuk je në gjëndje të ndihmosh ekipin, nuk ndihesh mirë. Por, jam i lumtur që po rikthehem këtë javë kundër Partizanit.

Sipas Vrapit a ekziston mundësia, që Vora të mos bjerë nga kategoria?

Jam shumë i sigurt, që Vora do të shpëtojë këtë vit. Kjo për arsye se tashmë edhe formacioni gjatë kësaj faze do të jetë më i plotë pasi edhe të dëmtuarit rikthehen shumë shpejt dhe mundësitë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje si skuadër do të shtohen, kjo do të sjellë edhe rezultate më të mira gjatë kësaj faze të fundit.

Çfarë pritet në takimin kundër Partizanit?

Asgjë tjetër përveçse tri pikët. Ne do të hyjmë në fushë vetëm për tri pikët.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL