“Kishim shumë raste, por terreni i vështirë”, Përndreca lë pas Dinamon dhe përmend Partizanin: Të gjithë për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2025 | 16:14

“Kishim shumë raste, por terreni i vështirë”, Përndreca lë pas Dinamon dhe përmend Partizanin: Të gjithë për fitoren

Fabjan Përndreca shpëtoi Bylisin nga goli i Dinamos në fund, ndërsa gjithçka u mbyll me barazim pa gola. Mbrojtësi i ballshiotëve foli për rastet e humbura, ndërsa e ktheu vëmendjen te sfida e radhës me Partizanin.

bandicam 2025-11-29 16-13-40-343

“Jam shumë i lumtur sepse shpëtova ekipin nga rezultati negativ. Kishim shumë raste që të shënonim, por terreni i vështirë që të luanim sot.

Dinamo ishte ekip ndryshe nga ndeshja që kemi luajtur në Tiranë. Ishte ndeshje shumë e fortë sot. Ne luajtëm dhe na duheshin 3 pikë. Nuk ia dolëm dot, edhe me barazim jemi të kënaqur.

Ndeshjen e kaluar me Egnatian dhe kartoni i kuq në pjesën e parë na uli ritmin dhe ishim gati gjithë kohës duke mbrojtur. Faza ofensive nuk na mungoi. Sot ishim të gjithë për ta fituar ndeshjen me sesbën. Shpresoj ndeshjen tjetër me Partizanin t’ja dalim.

Kishim shumë raste për gol besoj e keni parë, por nuk di ta shpjegoj. Lojtarët tonë ishin vetëm duke sulmuar, ne po sulmonim më shumë se ato, por nuk donte”, u shpreh Përndreca pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL