Karrica në luftë me kohën, dy mungesa dhe dy rikthime te Vora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 21:15

Karrica në luftë me kohën, dy mungesa dhe dy rikthime te Vora

Vora nuk ka kohë të humbasë, direkt pas analizës së ndeshjes së fundit kundër Partizanit, skuadra ka dalë në seancat stërvitore, për tu përgatitur për ndeshjen e së dielës kundër Tiranës, takim që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 15:00.

VORA

Lidhur me takimin e radhës kundër Tiranës, me shumë gjasa do të rikthehet qendërmbrojtësi Dajan Shehi, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit, që pas dëmtimit me Elbasanin ku pati dëmtim të shpatullës dhe ka nisur të stërvitet së bashku me grupin.

Po kështu pritet të aktivizohet edhe Bernard Karrica, që ka kohë që kërkon të luajë, madje po stërvitet edhe ai me grupin, por pengesë për momentin janë bërë mjekët e skuadrës për shkak se ende ka probleme pas operacionit. Ndërkohë që pritet të aktivizohet edhe mbrojtësi djathtë Henri Zuna, i cili rikthehet pas dëmtimit dhe shlyerjes së 4 kartonëve të verdhë në ndeshjen e kaluar kundër Partizanit, ku u aktivizua vetëm 60 sekonda lojë.

MUNGESAT – Ndaj Tiranës vorakët nuk do të kenë dy lojtarët kryesorë e titullarë të skuadrës, siç është mbrojtësi majtë Jurgen Vrapi dhe mesfushori majtë Mario Barjamaj, të cilët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

PËRBALLJET KUNDËR TIRANËS – Tirana me Vorën në tre përballjet e mëparshme nxjerr si favorite Vorën e cila ka fituar dy dhe ka barazuar një, në fazën e parë ka arritur ta mposhtë Tiranën 3-1 në Laç, ndërsa në fazën e dytë Vora ka fituar 2-0, në “Selman Stërmasi” dhe në fazën e tretë në ndeshjen e luajtur në Vorë, janë ndarë në barazim 1-1.

SITUATA – Kështu që në këtë takim vorakët, duke parë dhe situatën në renditje e duke qenë se Tirana është një rival direkt në luftën për mbijetesë, do të kërkojë maksimumin.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL