Kapiten në derbi, Albion Marku zbulon çfarë ndodhi me trajnerin e ri: Vendosëm rregulla të reja
Albion Marku ishte i pranishëm në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Flamurtarin. Mbrojtësi i Partizani mbajti në derbi edhe shiritin e kapitenit gjatë pjesës së dytë.

Sa iu ka shërbyer pauza? Pauza e Kombëtares na ka ndihmuar shumë, që të njohim skemat e reja të profesorit. Pavarësisht se profesorin e kemi njohur edhe më parë se ka qenë pjesë e Partizanit. Mendoj se na ka ndihmuar për mirë, shpresoj nesër ta tregojmë edhe në fushë.
Biseda e parë me Kërnajën? Që në ditën e parë që erdhi, vendosëm disa rregulla të reja. U munduam që të bëjmë disa gjëra që të krijojmë një grup më kompakt.
Çfarë do ndryshojë kjo sfidë? Dua dhe shpresoj që të gjithë bashkë të japim maksimumin, të jemi më kompakt dhe pak me dëshirën më të madhe për të fituar ndeshjen.
Presioni në pozitat e fundit? Futbolli i tillë është. Ka presionet e veta në çdo moment. Dhe sikur të jesh në vendin e parë, dhe të fundit, e ka atë presionin e vet. Ne jemi Partizani, duhet të luftojmë çdo ndeshje për ta fituar. Nuk besoj se presioni mund të ndikojë te ne në këtë ndeshje.
Pikat e dobëta? Nuk i tregojmë këto para ndeshjes, vetëm pas ndeshjes.
Si është atmosfera? Mjaft e mirë, kemi bërë 2 javorsh shumë të mirë stërvitje, loja argëtuese dhe besoj është më e mirë se ka qenë.
Sa e vështirë? Nuk e mendoj që një futbollist duhet ta ketë të vështirë motivimin, është një ëndërr që e kemi ndjekur që fëmijë. Motivimi është gati për të gjithë vitet sakrificë që ke bërë për të ardhur deri në ditën e sotme. Nuk e mendoj që duhet të ketë motivim, që në vendin e fundit apo të parë, sepse në fund të fundit po luan për Partizanin”, u shpreh Albion Marku.
PANORAMASPORT.AL













