Kampionati U-19: Bindin kryesuesit, 3 për titull
TIRANA – ADA 4-3
GOLAT: Brahimi 17′ (11-m), Shala 53′, Grabova 87′, Leventi 93’/ Pipaj 20′, 21′, Kiri 33′
TIRANA: Çali, Leventi, Gjeçi, Saliaj, Cenaj, Shala, Sallaku, Ibrahimi, F.Njebza, Palushi, Grabova. Trajner: A.Kola
ADA: Ruçi, Gjeluci, Fugarini, Gjelaj, Bratoja, Dodaj, Kopliku, Beluli, Halili, Pipaj, Kiri. Trajner: B.Bizi
GJYQTARË: F.Haka, E.Karaj, R.Shaba (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kopliku, Grasoja, Agaj/ Sallaku (2), Grabova, Leventi
KARTON I KUQ: Sallaku
Bardheblutë, përmbysje spektakolare Emocione pa fund kanë përshkruar zemrat e të rinjve të Tiranës dhe Adës në ndeshjen e djeshme. Bardheblutë i kanë bërë një përmbysje spektakolare ndeshjes, teksa kanë qenë në disavantazh të tre golave. Loja në fillim flet për vendësit, por më pas janë miqtë që kthejnë gjithçka në favorin e tyre. Pas golit të Brahimit me penallti në minutën e 17- të, velipojakët bëjnë spektakël, pasi shënojnë për 13 minuta tre gola. Kjo shokon bardheblutë, por gjithsesi ata gjejnë forca në pjesën e dytë, sepse 45 minutat e para mbyllen 1-3. Shala ka rihapur takimin në minutën e 53-të, ndërsa Grabova barazon rezultatin tri minuta para fundit. Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej 3-3, Leventi shënon në shtesë dhe çon në delir skuadrën. Në këtë përmbysje spektakolare spikatën Grabova, Cenaj e Saliasi, por gjithashtu edhe autorët e golave. Bardheblutë besuan deri në fund se mund ta përmbysnin takimin dhe ia arritën. Ada e drejtuar nga Brikeno Bizi, edhe pse kishte një diferencë prej dy golash, nuk arriti të merrte as barazimin në këtë sfidë. Vlen për t’u përmendur se loja ka qenë e tensionuar dhe gjyqtari ka nxjerrë 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq.
Erjon Hamitaj
Poker i shkodranëve
DINAMO – VLLAZNIA 2-4
GOLAT: Mulgeci 56′, Bajaziti 85′ (11-m)/ Ymeri 17′, 33′, Mujeci 29′, Markolaj 32′
DINAMO: Laço, Abazaj, Tushaj, Elezi, Tujani, Nikolli, Asllani, Keta, Bozhanaj, Mujgeci, Bajaziti (U aktivizuan: Isufllari, Matraku, Dikollari). Trajner: D.Mehmeti
VLLAZNIA: Spahija, Lekaj, Bashi, Nikshiqi, Ujka, Kruja, Hepaj, Markolaj, Tafa, Mujeci, Ymeri. (U aktivizuan: Subani, Idrizi, Vecaj). Trajner: I.Dibra
GJYQTARË: A.Gjeçi, M.Domi, R.Hoxha (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Tujani, Bozhanaj, Elezi
Vllaznia nuk di të ndalet. Ajo ka fituar edhe ndaj Dinamos 2-4. Skuadra blu, e drejtuar nga Dritan Mehmeti, nuk arriti të tregohej superiore ndaj miqve. Dalja e kapitenit Keta pati efektin e vet. Pjesa e parë u mbyll 0-4 për kuqeblutë, duke tronditur në këtë mënyrë Dinamon. Në pjesën e dytë vendësit ishin më kërkues, por shënuan vetëm dy herë me Mulgecin e Bajazitin.
Erjon Hamitaj
Zhgënjen Shkëndija T.
BESA – SHKËNDIJA T. 2-1
GOLAT: Driza 20′, Çelhaka 75’/ Marku 4′
BESA: Sula, Kapidani (Leka 46′), Duro, Curumi, Kuli, Tahiri (Alljabeu 66′), Kullolli, Çelhaka, Driza, Nasufi, Balliu (Hasa 46′). Trajner: N.Kashami
SHKËNDIJA T.: Shtrepi, Xhakollari, Vladi, Liçaj, Pere, Gjonaj (Likaj 46′), Hyseni, Mersini, Hoxha (Ajazi 73′), Picalli (Ibraj 78′), Marku. Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: E.Prifti, E.Guci, M.Hoxha (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Kapidani, Tahiri, Driza/ Liçaj, Vladi, Hoxha, Ibraj
KARTON I KUQ: Kullolli 83′
Shkëndija e Tiranës ka humbur në Kavajë me rezultatin 2-1. Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Markut, Besa nuk u dorëzua, por kërkoi fitoren deri në fund. Pjesa e parë u mbyll 1-1, pas golit të Drizës në minutën e 20-të. Në 45 minutat e dyta loja ishte e hapur, por Çelhaka shënoi, duke i dhënë Besës një fitore të rëndësishme. Shkëndija e Tiranës i largohet kreut.
Feriz Ferizaj
Mjafton goli i Rezit
SHKËNDIJA D. – KAMZA 1-0
GOLI: Rezi 37′
SHKËNDIJA D.: Qypi, Lusha (Koka 72′), Baba, Belba, Xhixha, Halili, Hodo, Taku, Rezi, Muho (Boriçi 32′), Demalija. Trajner: H.Muho
KAMZA: Pasha, Lika, Leka, Osmani, Klosi, Koleci, Lame, Ferati (Doku 86′). Koldashi (Cara 51′), Mehmeti, Gjokmeli (Karrosi 46′). Trajner: F.Tarja
GJYQTARË: E.Veseli (Kruja), E.Burgu, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Lame, Lusha
Një gol i Rezit ka mjaftuar për Shkëndijën e Durrësit në përballjen ndaj Kamzës. Sipas specialistit Astrit Zhupaj, loja ishte shumë e bukur dhe me raste shënimi nga të dyja skuadrat. Ajo që veçon është goli spektakolar i shënuar nga Ermir Rezi, i cili ndonëse i ndodhur me kurriz nga porta e Pashës, arrin ta kalojë sferën në rrjetë. Ky është goli i 24-t i sulmuesit të talentuar.
Bujar Qesja
Apolonia ndal të kuqtë
APOLONIA – PARTIZANI 2-2
GOLAT: Prifti 57′, Naçi 69’/ Marku 22′, Sina 38′
APOLONIA: Bako, Meta, Shkëmbi, Lamaj (Ramaj 46′), A.Bako, Troka (Shkalla 46′), Prifti, Bualli, Jovani, Naçi, Papingu. Trajner: P.Mali
PARTIZANI: Dibra, Koçia, Lika, Muçaj, Idei, Sina, Hasani, Zyba, Demiri, Marku, Çaçi. Trajner: G.Tomorri
GJYQTARË: E.Llapaj, I.Ferhati, B.Seferi (Vlorë)
Apolonia dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme. Loja ka pasur dy tablo të ndryshme. Në pjesën e parë ka qenë Partizani që ka zhvilluar një lojë më të mirë se kundërshtari, teksa ka krijuar epërsi ndaj tij dhe ka arritur të shënojë 2 gola. Gjithashtu, të kuqtë humbën edhe raste të tjera shënimi. Fierakët u zgjuan në pjesën e dytë dhe barazuan.
Mario Gjika
Goleadë e vlonjatëve
VLORA – TOMORI 5-0
GOLAT: Koçani 51′, 68′, Tare 74′, Dulaj 77′, 85′
VLORA: Hasani (Bejaj 47?), Rrapaj, Memollari, Dervishi, Meta, Prifti, Dulaj, Koçani, Limaj (Ymeraj 50?), Rrucaj, Tare (Karafilaj 65?). Trajner: G.Mezani
TOMORI: Ago, Kanaçi, Arbri, Hadaj, Piro, Djegsi, Kusta, Arëza, Kallmi, Brami, Muxhaj. (U aktivizuan: Muçaj, Valle, Tabaku). Trajner: A.Arbri
GJYQTARË: A.Rakipi, S.Hasaj, O.Ferataj (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Limaj, Dervishi, Meta
Vlora nuk fal në shtëpi, duke e kthyer ndeshjen ndaj Tomorit në një goleadë. Skuadra e trajnerit Genti Mezani shënoi pesë herë në portën beratase. Koçani dhe Dulaj u bënë protagonistë me nga dy gola, ndërsa Tare ishte lojtari tjetër që realizoi për Vlorën. Megjithatë, vlen të përmendet se edhe pse vendësit fituan 5-0, golat i gjetën në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Altin Pavllo
Butrinti bën detyrën
BUTRINTI – OLIMPIKU 2-1
GOLAT: Konomi 15′, Kërma 37’/ L.Shima 52′
BUTRINTI: Mane, Koshi, Basha, Konomi, Bazaj, Kërma, Duka, Qoku, Barka (Bello 30′), Pashaj, Jaçe. Trajner: F.Shehu
OLIMPIKU: Haxhia, Dulo, Jakupi, Pema, Kamberi, Fuçia, F.Shima, L.Shima, Çakalli, Kurti (Memishaj 51′), Brahja. Trajner: A.Shulku
GJYQTARË: B.Bejko, B.Nurçellari, A.Avdi (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: L.Shima 48′, Çakalli 73′, Jakupi 77′
Butrinti merr fitoren e 6-të radhazi në kampionat, duke mundur Olimpikun në shtëpi me 2 gola të shpejtë. Në minutën e 15-të vjen goli i parë i takimit me anë të Konomit. Më pas është Kërma ai që shënon një gol të bukur në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Olimpiku mundohet të reagojë dhe gjen rrugën e rrjetës me anë të Shimës. Por, deri në fund rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar.
Gerald Bregu
Teuta likuidon Skënderbeun në Korçë
SKËNDERBEU – TEUTA 1-3
GOLAT: M.Kame 80′ / Marku 14′, 18′, Çyrbja 70′ (11-m)
SKËNDERBEU: Qyqja (Kotori 71′), Spahiu (D.Kame 50′), Rezhda, A.Skënderasi, Topulli, Miho, E.Skënderasi (Rakipi 69′), Jaupllari, Meçollari, K.Rrapo, M.Kame. Trajner: D.Kushe
TEUTA: E.Kastrati, Marku, Memini, Rigo, R.Kastrati, Tepshi (Bacani 70′), Çyrbja, Troplini, Rramilli (Sina 71′), Pajaziti, Petro. Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: E.Demiraj, A.Mema, K.Jasharllai (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Meçollari, A.Skënderasi/ Çyrbja
KARTON I KUQ: D.Kame
Teuta për të rinj ka arritur të fitojë në një transfertë të vështirë, siç është ajo e Korçës. Ishte një triumf i merituar i djemve të drejtuar nga Gentian Begeja. Rastin e parë të ndeshjes e kanë pasur miqtë, kur Çyrbja në minutën e 13-të i vetëm përballë portierit nuk shënon. Një minutë më vonë, pas një goditjeje nga këndi, është Marku që kërcen me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar miqtë në avantazh. Pa kaluar as 4 minuta nga goli i parë, është sërish Marku që shënon edhe të dytin. Në minutën e 18-të, pas një goditje dënimi nga 50 metra, Marku kroson drejt e në rrjetë dhe portieri vendës bën një gafë, duke e lënë topin të përfundojë në portë. Me rezultatin 2-0 për Teutën mbyllet edhe pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën janë sërish miqtë që këmbëngulin. Në minutën e 70-të durrsakët do të fitonin një 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë të një mbrojtësi korçar. Është Çyrbja që gjuan saktë dhe shënon golin e tretë për miqtë. 11 minuta para fundit Skënderbeu do të mbetej me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të D.Kames. 10 minuta përpara fundit golashënuesi më i mirë i vendësve, M.Kame, shënon golin e nderit.
Altin Reli













