Kaljus i bie morali, ish-futbollisti e quan të vështirë me të kuqtë e Partizanit
Shorti vendosi përballë Partizanin me Kaljun në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të luhet, më 10 korrik në Talin të Estonisë. Kualifikimi vendoset më pas në “Arenën Kombëtare”, pikërisht më 17 korrik. Kalju nuk po kalon një formë aspak të mirë në Estoni, qëkur u njoh me kundërshtarin e Europës.

Asokohe ishin vetëm 1 pikë larg Levadias, që kryeson kampionatin. Për më tepër me gëzimin e fitimit të Kupës. Për shkak të dy ndeshjeve të fundit, Kalju ka rënë në vendin e katërt në kampionat. Rivalët e Partizanit humbën ndaj Levadias kryesuese dhe barazuan në transfertën e Vaprus së fundmi. Levadia tashmë numëron 6 pikë më tepër, Flora 3 pikë më shumë, ndërsa Paide e vendit të tretë ka po aq pikë. Sfida e kësaj jave do të jetë po ashtu provë e vërtetë për Kaljun. Skuadra do të përballet me ekipin e Florës. Sfida do të marrë jetë të dielën, më 10 korrik, ora 20:30.
VLERËSIMI- Partizani ishte në shortin e Ligës së Konferencës si skuadër favorite. Në Estoni, të kuqtë nuk konsiderohen kundërshtari më i mirë që mund të ishte rezervuar për Kaljun. Ishfutbollisti, Raul Ojasar, mendon se shorti nuk u tregua bujar. “Kalju do të përballet me Partizanin e Shqipërisë. Më tepër një short i keq, duke pasur parasysh që si opsion ishin edhe Vikingur, Floriana dhe St. Jozef’s”, u shpreh Ojasar në Estoni.
PANORAMASPORT.AL













