KALENDARI I MBIJETESËS/ Kohë llogarish, ja cilat janë ndeshjet e katër javëve të fundit për 5 ekipet që luajnë qëndrimin në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2025 | 22:34

KALENDARI I MBIJETESËS/ Kohë llogarish, ja cilat janë ndeshjet e katër javëve të fundit për 5 ekipet që luajnë qëndrimin në Superiore

Lufta për mbijetesë në Superiore kur mbeten edhe 4 javë deri nga fundi i sezonit, duket me e hapur se kurrë, pasi janë 5 skuadra të cilat nga java në javë mund të ndryshojnë pozicionet, duke lënë gjithçka të dyshim pasi vetëm 2 pikë ndajnë Tiranën e vendit të fundit nga Teuta e vendit të gjashtë.

superiore

Ndaj të gjithë skuadrat duhet të nisin të bëjnë llogaritë për ndeshjet e mbetura, ku secila ka 2 në fushën e vet dhe 2 në transfertë. Shumë gjëra do të varen nga përballjet direkte, pasi në këto javë ka ndeshjet Laçi-Skënderbeu, Teuta-Laçi, Skënderbeu-Tirana, Tirana-Teuta dhe Skënderbeu-Bylis.

Por edhe ndeshjet me skuadra të tjera që luftojnë për katërshen e parë janë po aq të rëndësishme, pasi shumë prej tyre në fund mund të vendosin të mos mbingarkojë lojtarët kryesore dhe i lënë pushim, siç ndodh shpesh me ekipet që kanë arritur objektivat në kampionatin tonë.

*Me germa KAPITALE ndeshjet brenda

*Me germa KAPITALE ndeshjet brenda

PANORAMASPORT.AL