Juljan Brahja: Çunat t’ja bëjnë peshqesh Tetovës fitoren kundër Flamurtarit, uroj që të kthehet sa më shpejt pranë nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 20:15

Juljan Brahja: Çunat t’ja bëjnë peshqesh Tetovës fitoren kundër Flamurtarit, uroj që të kthehet sa më shpejt pranë nesh

Zëvendes trajneri i Egnatias, Juljan Brahja doli në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjes së nesërme me Flamurtarin. Ai shpreson te fitorja dhe i uroi shërim të shpejtë trajnerit Edlir Tetova.
bandicam 2025-12-03 19-56-36-893“Përsa i përket atmosferës ka qenë e mirë edhe pse situata e Tetovës nuk ka qenë e mirë në fillim, por falë Zotit u përmirësua dhe është shumë mirë. Çunat kanë qenë 100% të karikuar në stërvitje dhe kanë bërë maksimumin. Nuk ka ndryshime taktike për nesër , Egnatia e ka filozofinë e lojës. Normalisht Flamurtari vjen i motivuar për të bërë ndeshjen e tij, por edhe ne shpresojmë të vazhdojmë me ecurinë e rezultateve.

Ne e kemi parë Flamurtarin, çdo ekip në Superiore nuk është i lehtë, të gjitha ekipet nuk i shohim nga renditja duhet të jemi të karikuar për të marrë maksimumin. Kemi dy lëvizje në formacion, thjesht rotacion, nuk kemi dëmtime, janë të gjithë të gatshëm, duam tre pikët e radhës. Është kthyer Ijem i cili mungonte prej kartonëve. Nuk mund ta ndaj ku do të vendoset, ne bëjmë lojën tonë si gjithmonë, ka situate të ndrushme, loja i ka të gjitha. Çunat të japin maksimumin edhe për mungesën e Tetovës, tja bëjnë peshqesh fitoren, do tju them të bëjnë detyrën e tyre.

Unë me professor Tetovën njihemi shpejt, kemi një karrierë futbollistike bashkë, si te Teuta dhe Elbasani kemi qenë pjesë e ekipeve bashkë, por edhe tani prej tre vitesh ai trajner i parë, unë zëvendës i tij. I uroj shërim të shpejtë, shyqyr që profesori e kaloi këtë gjendje që kishte, ishte një situatë jo e mirë e tij, por me ndihmën e Zotit gjithçka është rregulluar dhe uroj të kthehet sa më shpejt pranë ekipit, klubit dhe gjithë çunave që e presin. Shpresoj që nesër të japin çunat më të mirën, në radhë të parë për professor Tetovën, pastaj për veten e tyre, klubin dhe të gjithë ne. Në futboll nuk ka patjetër, por duhet të bësh detyrat shumë mirë që të arrish rezultatet se i ka të gjitha rezultatet, futbolli luhet në fushë, jo në letër apo jashtë saj. Çunat janë stërvitur shumë mirë dhe janë karikuar, dhe ne duam 3 pikët”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL