Java e pestë e Superiores riktheu interesin, mbi 13 mijë tifozë në stadiume
Kampionati shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë interes edhe në shkallët e stadiumeve. Në javën e pestë të Kategorisë Superiore u numëruan gjithsej rreth 13.500 spektatorë, duke krijuar atmosferë të gjallë në disa prej qyteteve.

Vlora ishte kryeqendra e kësaj jave me rreth 5.000 tifozë, që mbushën stadiumin për të përkrahur Flamurtarin. Pas saj renditet Elbasani me 3.000 spektatorë, ndërsa në Shkodër dhe Tiranë u regjistruan nga 2.500 të pranishëm.
Shifra më e ulët ishte në Ballsh, ku vetëm 500 tifozë ndoqën ndeshjen e Bylisit. Këto statistika tregojnë se rikthimi i disa skuadrave tradicionale po gjallëron entuziazmin, ndërkohë që qytete si Vlora dhe Elbasani po rikthehen të jenë vatra të rëndësishme të futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













