Java e fundit e kampionatit, dy lojtarë të pezulluar nga dhjetë skuadrat e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2025 | 19:34

Java e fundit e kampionatit, dy lojtarë të pezulluar nga dhjetë skuadrat e Superiores

Superiorja do të kthehet të dielën, për të luajtur javën 36-të dhe të fundit të saj. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15:30.

Kategoria-Superiore

Nga java e kaluar kishte kartonë në të gjitha ndeshjet, por vetëm dy prej tyre sollën pezullime.

Bëhet fjalë për Bakari Gudiabi, që u ndëshkua me karton të kuq te Dinamo ndaj Laçit. Në këtë mënyrë mesfushori do të mungojë në derbin me Tiranën.

Artan Jazxhi te Teuta plotësoi numrin e kartonëve të verdhë ndaj Tiranës. Ndeshja e fundit ndaj Egnatia është pa objektiva për durrsakët, kështu mungesa e tij nuk do të ndihet.

PANORAMASPORT.AL