Iu ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje, Bekim Balaj është “makthi” i Tiranës
Bekim Balaj është “makthi” që duhet të bllokojnë bardheblutë nga kryeqyteti. Kështu në 8 ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Tiranës, Balaj ka arritur të shënojë plot 10 herë. Kështu në ndeshjen e fazës së dytë të edicionit 2023-24, Balaj ka shënuar kundër Tiranës në një fitore 0-1 të Vllaznisë.
E po në të njëjtin edicion, por në fazën e tretë, sulmuesi ka gjetur dy herë rrjetën në një sukses të Vllaznisë me shifrat 3-1 ndaj Tiranës në “Loro Boriçi.” Tradita e shënimit të golave në klasike u vijua edhe në sezonin e shkuar, atë 2024-25 për Balajn. Ku sulmuesi shënoi tre herë dopieta në portën e Tiranës në përballjet e edicionit të shkuar.
Konkretisht në ndeshjet Vllaznia- Tirana (2-2) të fazës së parë në Shkodër, në ndeshjen Tirana-Vllaznia (3-4) e vlefshme për fazën e dytë dhe e zhvilluar në Lushnje dhe në duelin Vllaznia-Tirana (2-1), të fazës së tretë në Shkodër. Po ashtu shtatlarti ka gjetur golin edhe në fazën e parë këtë edicion kundër Tiranës. Ku Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj bardhebluve në javën e 8-të falë golave të Jagos, Balajt dhe Kastratit.
PANORAMASPORT.AL













