Italiani që ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri: Ylber Ramadani debutoi me mua, dukej që atëherë si një i ri i plakur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 23:32

Italiani që ka drejtuar disa skuadra në Shqipëri: Ylber Ramadani debutoi me mua, dukej që atëherë si një i ri i plakur

Andrea Agostineli ka kaluar në disa skuadra të ndryshme në Shqipëri, teksa ka qenë në pankinën e Skënderbeut, Partizanit e së fundmi edhe skuadrës së Flamurtarit. Dhe në etapat e tij në Shqipëri, ka ndeshur me shumë lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe Ylber Ramadanin të cilin e ka kujtuar në një intervistë që ka dhënë në mediat italiane.

 

vangjeli orelesi vila ramadani partizani skenderbeuAi po intervistohej rreth paraqitje së fundit të Leçes, ku luan mesfushori shqiptar dhe ka kujtuar se ishte pikërisht ai trajneri me të cilin Ramadani kishte debutuar te Partizani.

“Ramadani ishte një nga më të mirët dhe e bëra unë të debutonte në Shqipëri te Partizani disa vite më parë. Me të vërtetë një djalë i shkëlqyer dhe një profesionist i madh.

Ai kishte një aftësi taktike shumë më të rëndësishme se mosha që kishte, ishte 19 vjeç dhe dukej që atëherë një i ri i plakur për mënyrë se si luante dhe për përkushtimin në çdo stërvitje që të mësonte gjithmonë diçka më shumë”, kujtoi Agostineli vitin 2016 kur ai mori drejtimin e Partizanit për disa muaj.

PANORAMASPORT.AL